Klinë, vdes 42-vjeçari pasi u rrokullis me traktor

0%

Një person i moshës 42-vjeçare ka humbur jetën pasi është rrokullisur me traktor pasditën e së martës në Gremnik të Klinës. Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Pejës. Sipas tij, viktima ka humbur kontrollin gjatë drejtimit të traktorit, duke u rrokullisur dhe duke pësuar lëndime të rënda.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë kompetente, përfshirë edhe mjekësinë ligjore. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij në vendin e ngjarjes Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion”- theksoi Gashi. Rasti sipas organeve të rendit është raportuar rreth orës .

Burimi: Kallxo