Protesta qytetare në Tiranë ka hyrë në ditën e 45-të, ndërsa aktivistë dhe qytetarë janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” dhe më pas kanë marshuar drejt Kryeministrisë. Para selisë së qeverisë, protestuesit kanë mbajtur fjalime dhe kanë përsëritur kërkesat e tyre, ndërsa më pas kanë vijuar marshimin nëpër rrugët e kryeqytetit me pankarta dhe flamuj.
Organizatorët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit dhe qeverisë, si dhe krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake, me mandat 12-mujor. Protestat kanë vijuar për disa javë në Tiranë, me thirrje për ndryshime politike dhe reforma në sistemin zgjedhor e institucional. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
