Erlind Xhindi, një biznesmen nga Vlora, aktivist i këtij tubimi, mbajti një fjalim me tone të ashpra gjatë protestës para Kryeministrisë, ku kritikoi kryeministrin Edi Rama dhe drejtuesit politikë, duke përdorur ironi dhe akuza politike. “Erdhën të ndarë, na erdhën si engjëj, por janë ortakë. Nisën me vjedhje, vazhduan me grabitje dhe me pengmarrje.
Ky zotëria që bën si i pafajshëm i dha 61 bashkitë”, deklaroi Xhindi. Ai ironizoi edhe deklaratat e Ramës për protestën, duke thënë: “Edi Rama shan protestën. Kërkon certifikatë sigurie nga protestuesit, ndërkohë që gjysmën e kabinetit e ka në burg. Kërkon llogari këtu te rinia.” Më tej, Xhindi u shpreh se përgjegjësit politikë duhet të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre.
Në vijim të fjalës së tij, ai iu drejtua edhe deputetëve të rinj, duke i paralajmëruar të mos kërkojnë protagonizëm. “Erdhën të ndarë, na erdhën si engjëj, por janë ortakë. Nisën me vjedhje, vazhduan me grabitje, dhe me pengmarrje. Ky zotëria që bën si i pafajshëm i dha 61 bashkitë. Jo në burg, por duhen çuar në punë të detyruar të dy. Edi Rama shan protestën.
Kërkon certifikate sigurie nga protesta. Ka gjysmën e kabinetit në burg. Kërkon llogari këtu te rinia. Sali Berisha po të mbështeste protestën, do të jepte dorëheqjen se nuk e duan me. Zhduku o tradhtar, pastaj të ikë ky tjetri. Një thirrje për deputetët e rinj, mos u afroni shumë të bëheni protagonistë. Rinia, ky shesh është më i bukuri. Kush ka marr lekët e njerëzve, do të vejë në burg.
Ndajeni mendjen se nuk ju ndahemi. Mos u merrni me numra.”, tha ai.
