Shpërndaje në: Ka përfunduar baras 1:1 pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Dritës dhe Kauno Zhalgirisit. Ndeshja kthyese e raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve po luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Mysafirët ishin të parët që kaluan në epërsi me golin e Vykintas Slivka në minutën e nëntë. Për Dritën golin e barazimit 1:1 e shënoi Igball Jashari.
Ai shënoi nga afërsia në minutën e 21-të. Ndeshja e parë kishte përfunduar baras, 1:1.
Burimi:
Koha
