“45 ditë që po na numëroni, por nuk na ndalni dot!”, “Rama n’burg,

0%

Pankarta me mesazhe të forta, ironike dhe sfiduese kanë dominuar edhe protestën e sotme qytetare në Tiranë, ku pjesëmarrësit kanë shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisë dhe kanë përsëritur kërkesën për largimin e kryeministrit Edi Rama.

Qytetarët kanë mbajtur në duar parulla me slogane të ndryshme, të cilat kanë tërhequr vëmendjen e të pranishmëve dhe të mediave për gjuhën e tyre të drejtpërdrejtë politike.

Mes tyre spikatnin mesazhet: “45 ditë që po na numëroni, por nuk na ndalni dot!”, duke iu referuar vazhdimësisë së protestave, si dhe “Rama n’burg, Belinda n’burg!”, një slogan që shpreh revoltën e protestuesve ndaj drejtuesve të qeverisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pankarta nga protesta Protesta e sotme shënon ditën e 45-të radhazi të mobilizimit qytetar kundër qeverisë, me pjesëmarrësit që janë mbledhur sërish në shesh për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe mbajtjen gjallë të presionit publik përmes tubimeve të përditshme.

Burimi: Bota Sot