Barcelona mori një goditje në prag të parapërgatitjeve për sezonin e ri 2026/27. Kjo pasi që mesfushori holandez, Frenkie De Jong pësoi një lëndim të rëndë në gju gjatë stërvitjeve.
Megjithatë, ka shqetësim të madh në klub, pasi ata kanë filluar të kenë frikë nga më e keqja dhe nuk mund ta përjashtojnë mundësinë që ai të mungojë për disa muaj, ku flitet edhe për një mungesë katër-mujorëshe. De Jong, gjatë kësaj vere ishte pjesë e 11-shes së Holandës në Botëror, por që aventura e tyre u mbyll në raundin e 1/16-tave me eliminim nga Maroku
