Hargreaves për takimet me Maqedoncin dhe Jasharin: Mbështetje për

0%

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, tha se siguria evropiane është në zemër të miqësisë së thellë Britani e Madhe-Kosovë. “Diskutime të mira sot me Komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jasharin dhe ministrin në detyrë të Mbrojtjes, Maqedonci, së bashku me Atasheun tonë të Mbrojtjes dhe Këshilltarin e Mbrojtjes” , tha ambasadori pas diskutimit.

Ai njoftoi se në bisedë “ne riafirmuam angazhimin tonë për të mbështetur zhvillimin e vazhdueshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës, përafrimin e saj me standardet dhe strukturat e NATO-s, dhe forcimin e bashkëpunimit me Forcat e Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar.

Bashkëpunimi ynë po ndihmon në ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurt për Kosovën dhe rajonin e gjerë”, tha ambasadori Hargreaves.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot