Messi e Mbappe në ndjekje të një rekordi “të paarritshëm”

0%

Shpërndaje në: Rekordet janë të destinuara të thyhen. Por disa, pavarësisht kalimit të kohës, do të mbeten të pathyera për shkak të shkallës së vështirësisë. Një rekord i tillë mbetet i pathyer. Bëhet fjalë për numrin më të madh të golave të shënuar në një edicion të vetëm të Kupës së Botës.

“Në Kupën e Botës 1958 në Suedi, askush nuk mund ta imagjinonte se një rekord do të mbetej në histori. Just Fontaine, pati një turne të paharrueshëm, duke shënuar 13 gola në vetëm gjashtë ndeshje, një rekord që askush nuk e ka arritur që atëherë. Megjithatë, dy lojtarë janë gati ta thyejnë atë. Janë Lionel Messi dhe Kylian Mbappe. Të dy kanë nga tetë gola”, shkruan “AS” të martën.

Burimi: Koha