Shpërndaje në: Arsenali ka njoftuar të martën se sulmuesi Leandro Trossard do t’i bashkohet gjigantit turk, Beshiktash. “Topçinjtë” kanë arritur marrëveshje me Beshiktashin dhe Trossard ka marrë lejen për të udhëtuar për në Stamboll për t’i kryer testet mjekësore. Raportohet se Beshiktashi ka paguar 17 milionë euro për kartonin e reprezentuesit të Belgjikës.
“Mund të konfirmojmë se kemi arritur marrëveshje me Beshiktashin për transferimin e përhershëm të Leandro Trossardit”, shkruan në njoftim. 31-vjeçari kontribuoi shumë për Arsenalin në edicionin e fundit, kur skuadra londineze edhe e fitoi titullin e kampionit në Angli.
Edhe Futboll 1 muaj më parë Lukaku përfshihet në ekipin e Belgjikës për Kupën e Botës Trossard me klubin nga Londra ka zhvilluar 174 ndeshje, derisa ka realizuar 36 gola dhe ka bërë 34 asistime. Sulmuesi i krahut të majtë pjesë e Arsenalit ishte nga viti 2023 kur ishte transferuar nga Brightoni për 24 milionë euro.
