Shpërndaje në: Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Mesdhetar në Shqipërisë, Dritan Hoti, ka thënë se mbyllja e tre kapitujve të parë negociues të Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian janë hapa mjaft progresiv.
Megjithatë, Hoti në emisionin “60 Minuta” në KTV është shprehur se negociatat e Shqipërisë me BE-në edhe mund të mbyllen në vitin 2027 por është edhe një fazë tjetër që quhet përplotësuese, ku të gjitha shtetet e BE-së duhet të japin qëndrimin e tyre të përbashkët por edhe në mënyrë individuale.
“Negociatat mund të përmbyllen në vitin 2027 por që Shqipëria të aderojë është pastaj edhe një fazë tjetër që quhet përplotësuese. Aty mbetet për t’u mbarë se cili do të jetë drejtimi që do të marrë Bashkimi Evropian. Kemi parë disa qëndrime jo të një natyre koherente ose sistemaike.
Kemi parë një ndryshim të narrativës të diskursit gjeopolitik në tre vitet e fundit, nisur nga sulmi në Ukrainë. Kur kemi ardhur te ajo që duhet konkretja, kemi hasur një mospërputhje të dëshirës së diskursit me aplikimin ose materializimin konkret të objektivit të integrimit.
Në atë pikë duhet të shprehen kolegjialisht dhe në mënyrë individuale të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian”, ka deklaruar Hoti. Sa i përket Kosovës, profesori Hoti ka deklaruar se në pikëpamjen e tij, nuk duhet insistuar shumë në atë se Kosova nuk po bën mjaftueshëm për integrimin e saj në Bashkimin Evropian.
Sipas tij i tërë ky proces në fakt është varur nga sjellja e Serbisë sepse arena ndërkombëtare është përpjekur të ndryshojë ideologjinë e saj. “Nuk varet nga Kosova integrimi. Kosova projekton integrimin në Bashkimin Evropian por si një arritje madhore institucionale e shtetit të ri të Kosovës. Gjithçka do të varet dhe është varur përgjatë këtyre viteve nga sjellja e Serbisë.
Se a do të kishte tendenca të një reformimi ideologjik brenda Serbisë, se a do të kishte ndryshim të të funksionuarit ideologjik të elitës serbe. Ky proces emancipues do të sillte edhe një lloj shtensionimi të marrëdhënieve në mes dy vendeve”, ka thënë Hoti.
Edhe Arbëri 43 min. më parë Hamza: Kosova ka nevojë për institucione, jo për një pushtet që zvarrit proceset Shqipëria pritet t’i mbyllë sot tre kapituj negociues për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Në BE janë pajtuar që Shqipëria të mbyllë kapitujt me numra rendorë 25, 26 dhe 30, për të cilët ose nuk ka nevojë të negociohet fare ose Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kriteret.
Të njëjtën ditë pritet që Mali i Zi të mbyllë edhe dy kapituj të tjerë, duke arritur numrin e kapitujve të mbyllur në 18. Nga vendet e rajonit, vetëm Kosovës BE-ja nuk ia ka dhënë statusin e vendit kandidat. Problem për këtë vendimmarrje shihet fakti që shteti nuk është njohur nga pesë vende anëtare: Spanja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Qiproja.
