Kane me tjetër arritje për Anglinë ndaj Argjentinës

0%

Shpërndaje në: Harry Kane do të bëhet lojtari i dytë me më së shumti paraqitje për Anglinë. Arritjen e radhës, Kane do ta bëjë të mërkurën në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Botës kundër Argjentinës. Kapiteni i “Tre Luanëve” pritet ta zhvillojë ndeshjen e 121-të duke e lënë pas Wayne Rooneyn.

Ai do të ketë vetëm katër ndeshje më pak se rekordmeni, portieri Peter Shilton, raporton The Sun të martën. “Mendoj se në turne kam tejkaluar disa emra të mëdhenj. Fillova me Beckhamin që kishte 115 dhe tani po e kaloj edhe Rooneyn me 120 paraqitje. Janë legjendat e Anglisë. Por është gjëja e fundit që kam në mendje kur hyj në fushë sepse gjithçka ka të bëjë me ekipin.

Gjithçka ka të bëjë me kalimin në finale”, ka thënë Kane. 32-vjeçari Kane është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Anglisë me 85 gola në 120 ndeshje.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha