Rrahja me thikë në Gjilan, arrestohen tre persona – s’ka të lënduar

0%

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës pas një rrahjeje që ka ndodhur sot në rrugën “Ibrahim Rugova” në Gjilan, ku dyshohet se gjatë incidentit është përdorur edhe një mjet i mprehtë (thikë).

Rastin për Gazeta Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, i cili ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur më , rreth orës , gjatë një patrullimi të rregullt policor. Sipas Osmanit, zyrtarët policorë kanë hasur në rastin e rrahjes dhe kanë ndërhyrë menjëherë, me ç’rast kanë arrestuar tre persona të dyshuar si të përfshirë në incident.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e hetimeve dhe krim-teknika, të cilat kanë kryer veprimet e nevojshme procedurale. Nuk raportohet për persona të lënduar si pasojë e rrahjes apo përdorimit të mjetit të mprehtë. Megjithatë, për shkak të shqetësimeve të shkaktuara, dy nga personat e përfshirë kanë pranuar trajtim mjekësor.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Hetuesit policorë nga Njësiti i Hetimeve i Stacionit Policor në Gjilan, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti. Dy të rinj përleshen me thika e karrige në Gjilan, ndërhyn policia – PAMJE Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com