“Nuk humbi vetëm zgjedhjet” – Halilaj me deklaratë të fortë për Vjosa

0%

Avokati Gazmend Halilaj ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka thënë se ish-presidentja Vjosa Osmani, përveç humbjes në zgjedhje, ka humbur edhe “betejën juridike” në Prokurorinë Speciale. Sipas Halilajt, në muajin mars ishte tentuar që Halil Geci të burgosej, ndërsa ai thotë se zhvillimet e mëvonshme dëshmuan se “Baci Lila ishte i pastër si loti”.

Postimi i Halilajt: Miq: Humbja e zgjedhjeve për ish- Presidentën znj. Vjosa Osmani, nuk është e vetmja. Ajo, humbi edhe Betejën Juridike, pranë Prokurorisë Speciale me Ne dhe Bacin Lilë. Si presidente , ajo në muajin Mars, u mundue ta burgos Bacin Lilë, e koha e deshmoj, qe Baci Lilë ishte i paster si loti…

Burimi: Bota Sot