Ngritet aktakuzë ndaj një personi në Gjakovë, në çantë iu gjetën

0%

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj Endrit Krasniqit, nën dyshimin për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, Krasniqi dyshohet se më , rreth orës , në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë, me qëllim të shitjes ose shpërndarjes pa autorizim, ka poseduar substanca të cilat me ligj janë shpallur si narkotikë.

Sipas aktakuzës, i pandehuri ishte duke lëvizur në këtë rrugë me motoçikletë të tipit “Honda”, ndërsa pas ndalimit nga Policia e Kosovës, në çantën e tij janë gjetur nëntë (9) qese plastike me substancë narkotike me peshë prej 12.82 gram, si dhe shuma prej 945 euro dhe 2000 lekë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Më pas, gjatë kontrollit dhe bastisjes në shtëpinë e të pandehurit, janë gjetur dhe sekuestruar para në vlerë prej 9990 euro dhe 10 franga zvicerane, disa qese najloni të mbushura me substancë në formë bari dhe pluhuri, katër (4) peshore digjitale, disa qese të zbrazëta najloni, gërshërë, thikë dhe një (1) lugë e vogël.

Sipas Prokurorisë, këto mjete kanë shërbyer për përgatitjen dhe më pas shitjen apo shpërndarjen e substancës narkotike. Raporti i Agjencisë së Kosovës për Forenzikë (AKF) ka konstatuar se substancat e sekuestruara përmbanin 187.41 gram marihuanë dhe 4.56 gram kokainë.

Me këto veprime, sipas aktakuzës, Endrit Krasniqi akuzohet se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, nga neni 267 paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sinjali pati raportuar ekskluzivisht për identitetin e të dyshuarit: Ekskluzive | Ky është 24-vjeçari i dyshuar për drogë në Gjakovë – Policia i sekuestron para, kokainë e marihuanë Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com