“Dosja Negreira” trondit futbollin spanjoll, Real Madridi i kërkon

0%

Real Madridi i është drejtuar UEFA-s me një kërkesë që Barcelonës t’i hiqen të gjithë trofetë e fituar gjatë periudhës kur klubi katalunas kishte marrëdhënie financiare me ish-zëvendëspresidentin e Komitetit Teknik të Arbitrave (CTA), Jose Maria Enriquez Negreira, raporton AS .

Sipas mediumit spanjoll, klubi madrilen i ka kërkuar Barcelonës të dorëzojë dokumentacionin për periudhën 2010-2018, me qëllim që të verifikohet se çfarë masash kontrolli kishte marrë klubi për parandalimin e korrupsionit në sport dhe nëse ato masa ishin zbatuar realisht.

“Po e përdorin Barçën për të mbuluar dështimet e tyre”, presidenti i Barcelonës kritikon Real Madridin Çështja “Negreira” shpërtheu në vitin 2023, kur Barcelona dhe drejtuesit e saj u akuzuan për ryshfet në lidhje me pagesat e bëra ndaj Negreiras, i cili në atë kohë mbante postin e zëvendëspresidentit të CTA-së pranë Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF).

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Hetimet zbuluan se Barcelona kishte kryer pagesa prej disa milionë eurosh ndaj kompanive të lidhura me Negreiran gjatë periudhës 2001-2018. Gjykata spanjolle e konsideroi këtë çështje si një vepër penale, duke hapur një proces që vazhdon të jetë nën hetim.

Në rast se UEFA do ta shqyrtonte dhe pranonte kërkesën e Real Madridit, kjo mund të sillte pasoja të mëdha për historinë sportive të Barcelonës dhe trofetë e fituar gjatë viteve të përfshira në hetim.

Burimi: Telegrafi