Jessica Alba ndan momentet romantike me Danny Ramirez nga pushimet në

0%

Jessica Alba dhe Danny Ramirez po shijojnë romancën e tyre larg angazhimeve të përditshme, duke kaluar disa ditë pushimi në Itali. Aktorja 45-vjeçare ndau në Instagram një seri fotosh dhe videosh nga arratisja romantike, ku çifti shfaqet më i afërt se kurrë.

Në fotografitë e publikuara, Jessica pozon me bikini duke treguar format e saj, ndërsa Danny, 33 vjeç, nuk i kursen momentet e afërsisë, duke e përqafuar dhe puthur në shpatull gjatë pozave në plazh, shkruan DailyMail. Në një tjetër video, të dy shihen duke shijuar verë dhe ushqime të lehta në një varkë nën rrezet e diellit.

Aktorja ndau gjithashtu pamje nga relaksi në paddleboard, vaktet buzë detit dhe një shëtitje me një Fiat Jolly blu, ndërsa postimin e shoqëroi me mbishkrimin: “Ciao Itali”. Jessica Alba konfirmoi divorcin nga producenti Cash Warren në janar të vitit 2025, ndërsa lidhja me Danny Ramirez nisi pak muaj më vonë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Çifti e bëri publike romancën në rrjetet sociale në fillim të këtij viti dhe që atëherë kanë ndarë herë pas here momente nga jeta e tyre së bashku. Pushimet në Itali vijnë pak pasi të dy morën pjesë edhe në dasmën e Taylor Swift dhe Travis Kelce, ku Jessica e kishte Danny-n si shoqëruesin e saj në ceremoninë e mbushur me të ftuar të famshëm.

Burimi: Telegrafi