Komuna e Podujevës pritet të blejë një autoambulancë për QKMF-në

0%

Komuna e Podujevës pritet të blejë një autoambulancë për nevojat e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Podujevë. Kjo u bë e ditur nëpërmjet publikimit të njoftimit për kontratë “Blerja e autoambulancës për nevojat e QKMF”, më , në platformën elektronike për prokurimin publik në vend “ E-prokurimi ”.

Për këtë qëllim, Komuna e Podujevës ka parashikuar kontratë në vlerë 40,000 euro. Kontrata me operatorin fitues do të ketë një kohëzgjatje prej 90 ditësh prej dhënies së kontratës. Kjo autoambulancë do të blihet përmes procedurës së hapur ndërsa kriter për dhënien e kontratës është çmimi më i ulët.

Sipas kërkesave të Dosjes së Tenderi, është paraparë të blihet Autoambulance sanitare (autoveturapickup për nevojat e kujdesit shtëpiak), EKG, Aspirator medicinal, Defibrilator profesional, Bombolë për shuarjen e zjarrit (me pluhur ABC), Qantë emergjente standarde. Afati i fundit për pranimin e ofertave do të jetë deri më .

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Kallxo