Historia e Majlindës vazhdon të jetë burim motivimi për brezat e rinj

0%

Legjenda e xhudos Majlinda Kelmendi, vizitoi sot stendën e Shtëpisë Botuese Albas në kuadër të Panairit të Librit Prishtina 2026, ku u promovua libri “U në jam Majlinda Kelmendi”, me autore Teuta Berisha. Gjatë vizitës, Majlinda pati rastin të takojë shumë nxënës të shkollave dhe vizitorë të tjerë të panairit.

Në një atmosferë të ngrohtë dhe frymëzuese, ajo bashkëbisedoi me të pranishmit, ndau përvoja nga rrugëtimi i saj sportiv dhe jetësor, si dhe nënshkroi kopje të librit për lexuesit. Historia e Majlindës vazhdon të jetë burim motivimi për brezat e rinj, duke dëshmuar se me punë, përkushtim dhe besim në vetvete, ëndrrat më të mëdha mund të bëhen realitet.

Burimi: Bota Sot