E ardhmja e Ayyoub Bouaddi është larg Lille. Pas asaj paraqitjeje shumë të mirë në Botërorin amerikan, ylli i ri i Marokut pritet të kalojë në një klub më të madh se ai francez. Dhe ky klub, sipas “The Athletic”, do të jetë Manchester City. Mesfushori maroken është shënjestruar nga “qytetarët”, pasi trajneri Enzo Maresca e vlerëson maksimalisht lojtarin e lindur në vitin 2007.
Klubi i njohur anglez synon ta mbyllë tranferimin e Bouaddi brenda këtij sesioni të merkatos dhe do të pranonte ta linte atë në Francë edhe për një vit, në formë huazimi. Bouaddi spikati me performancën e tij në Kupën e Botës 2026, prandaj dhe Lille kërkon rreth 100 milionë euro për të shitur “xhevahirin” e vet.
