Ka ndërruar jetë Bajram Arfiaj nga fshati Shtupel i Klinës, rreth dy javë pasi ishte përfshirë në një aksident trafiku në fshatin Jashanicë. Pavarësisht trajtimit mjekësor, i riu nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra në aksident. Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët përmes njoftimeve në rrjetet sociale.
Ndarja e tij nga jeta ka shkaktuar dhimbje të madhe te familjarët, miqtë dhe të afërmit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi:
sinjali.com
