Gjendja kufitare: Pritje deri në një orë në dalje të Dheut të Bardhë

0%

Qytetarët po përballen me pritje deri në një orë në pikën kufitare te Dheu i Bardhë. Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat kufitare, pritjet në dalje të kësaj pike arrijnë në 60 minuta, ndërsa kolona e automjeteve është rreth 800 metra e gjatë. Në hyrje, pritjet janë rreth pesë minuta.

Në Merdarë, udhëtarët presin deri në 30 minuta për të dalë nga Kosova, ndërsa kolona arrin në 200 metra. Në Han të Elezit, pritjet në hyrje janë rreth 10 minuta dhe kolona rreth 100 metra. Në Kullë pritjet janë nga pesë deri në shtatë minuta, me kolona prej 30 deri në 50 metra, ndërsa në Vërmicë pritjet arrijnë deri në 10 minuta dhe kolonat në rreth 50 metra.

Në pikat e tjera kufitare, pritjet kryesisht variojnë nga tri deri në pesë minuta. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com