Zanetti: Personalisht do të luaja me Lautaro dhe Alvarez në sulm

0%

Në prag të gjysmëfinales së Botërorit mes Anglisë dhe Argjentinës, zv.presidenti i Interit, Javier Zanetti, foli për “Gazzetta dello Sport”: “Kjo Argjentinë e meriton gjysmëfinalen. Forca e këtij grupi është aftësia për të reaguar pas vështirësive. Është normale të hasësh probleme ndaj kombëtareve gjithnjë e më të përgatitura.

Shumë skuadra mbrohen mirë kundër nesh dhe nuk është e lehtë të gjesh zgjidhjen, por kualifikimi është plotësisht i merituar”. Zanetti vlerësoi edhe Lionel Messin, autor të 8 golave në këtë Botëror: “E prisja të ishte kaq vendimtar. U përgatit duke e ditur se ky ishte Botërori i tij i fundit dhe donte me çdo kusht të mbronte fanellën e vendit tonë.

Do të lërë një boshllëk të madh, por edhe një grup të rëndësishëm të rinjsh”. Për Lautaro Martinez u shpreh: “Lauti është thelbësor për grupin. Më pëlqen si bashkëpunon me Alvarez. Nuk e gjykoj vetëm nga golat, por për gjithçka që jep dhe transmeton. Unë do t’i aktivizoja të dy ndaj Anglisë”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot