Brukseli kundër retorikës së ministres serbe: Nuk ka vend për

0%

Bashkimi Evropian ka dënuar deklaratën e ministres serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale, Snezhana Paunoviq, e cila tha se po të ishte në vend të ish-presidentit serb Sllobodan Millosheviq në vitin 1998, do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën”.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Anitta Hipper, deklaroi se, megjithëse BE-ja nuk komenton deklarata individuale, në Evropë nuk ka vend për retorikë që arsyeton ose promovon spastrimin etnik.

“Deklarata të tilla bien ndesh me vlerat e dinjitetit njerëzor, pajtimit, llogaridhënies dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore, mbi të cilat është ndërtuar Bashkimi Evropian”, tha Hipper para gazetarëve në Bruksel.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ajo shtoi se deklarata të tilla janë gjithashtu në kundërshtim me zotimet që Serbia ka marrë në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. “Ne presim që të gjithë liderët të veprojnë me përgjegjësi, të përmbahen nga retorika nxitëse dhe të kontribuojnë në krijimin e një klime besimi dhe stabiliteti rajonal”, theksoi Hipper.

Deklarata e ministres serbe ka shkaktuar reagime të shumta. Lëvizja e Qytetarëve të Lirë (PSG) në Serbi kërkoi shkarkimin e menjëhershëm të Paunoviqit, duke e akuzuar atë për përdorim të gjuhës së urrejtjes dhe promovim të persekutimit etnik. Sipas kësaj partie, deklarata e saj përbën një avokim të vetëdijshëm të spastrimit etnik.

Tha se do ta pastronte etnikisht Kosovën po të ishte në vend të Millosheviqit, Lëvizja e Qytetarëve të Lirë në Serbi kërkon shkarkimin e menjëhershëm të Snezhana Paunoviq PSG theksoi se sqarimi i mëvonshëm i ministres, sipas të cilit ajo kishte nënkuptuar dëbimin e njerëzve në “vendin e tyre të origjinës”, dëshmon se deklarata nuk ishte një lapsus.

Po ashtu, kjo parti shprehu shqetësim edhe për deklarata të tjera të saj, të cilat, sipas PSG-së, i portretizojnë shqiptarët në mënyrë raciste dhe fyese. Në lidhje me këtë reagoi edhe deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, i cili deklaroi se qëndrime të tilla tregojnë se politika e Serbisë nuk është shkëputur nga trashëgimia e regjimit të Millosheviqit.

Sipas Kamberit, deklarata e Paunoviqit është skandaloze, e papranueshme dhe kërkon reagim të menjëhershëm nga institucionet përgjegjëse.

Pas deklaratës së ministres serbe, reagon Kamberi: Skandaloze, e papranueshme – do të iniciojë kërkesë për shkarkimin e saj Paunoviq e bëri deklaratën të shtunën në një intervistë për televizionin serb Kurir, duke thënë se, po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviqit në vitin 1998, “do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën”.

Ajo e cilësoi këtë si “deklaratën më të ashpër” që kishte bërë ndonjëherë. Ndryshe, ministrja Snezhana Paunoviq deklaroi, gjatë një interviste në Kurir, se “nëse do të kishte qenë në vendin e Sllobodan Millosheviqit, do ta kishte pastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998”, gjë që, tha ajo, është “kualifikimi më i ashpër që ka bërë ndonjëherë në jetën e saj”.

Burimi: Telegrafi