Kamberi: Do të inicioj kërkesë për shkarkimin e ministres Paunoviq

0%

Shpërndaje në: Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar ndaj ministres për Pushtetin Lokal, Snezhana Paunoviq e cila gjatë një interviste ka thënë se po të ishte në vend të Slobodan Millosheviqit, do ta spastronte etnikisht Kosovën. Për këtë, Kamberi ka thënë se në cilësinë e deputetit do të iniciojë kërkesë për shkarkimin e saj.

Gjithashtu deputeti Kamberi ka bërë të ditur se nëpërmjet një shkrese zyrtare ka kërkuar reagim edhe nga të gjitha ambasadat relevante ndërkombëtare në Beograd. “Si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Serbia ka obligim të respektojë dhe të mbrojë të drejtat e komuniteteve pakicë.

Deklarata të tilla janë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me këto obligime dhe tejkalojnë çdo standard demokratik mbi të cilin bazohet Bashkimi Evropian. Në cilësinë e deputetit në Parlamentin e Republikës së Serbisë, do të inicioj kërkesën për shkarkimin e ministres”, ka thënë Kamberi në faqen e tij në Facebook. Paunoviq është e njohur për qëndrimet e saj anti-Kosovë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në vitin 2022, kur ajo ishte nënkryetare e Kuvendit të Serbisë, kishte kërkuar arrestimin dhe shpërnguljen e depuetit të vetëm shqiptar në Serbi, Shaip Kamberi.

Burimi: Koha