Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e së hënës në zonën e Skelës, në Vlorë. Sipas informacioneve të NOA.al, nga përplasja e automjeteve janë shkaktuar vetëm dëme materiale, pa persona të lënduar. Megjithatë, sipas raportimeve, pas aksidentit, drejtuesit e mjeteve janë përfshirë në një konflikt fizik, duke bërë të nevojshme ndërhyrjen e menjëhershme të shërbimeve të Policisë.
Autoritetet vijojnë hetimet për të dokumentuar plotësisht dinamikën e aksidentit dhe konfliktit të ndodhur pas tij.
