Zemra e qytetit – Ferizaj, qytet i hendbollit

0%

Ky është titulli i poezisë që, para plot 39 vitesh, iu kushtua gjeneratës së artë të KH Borcit të Ferizajt, me emra si Besim Qerimi, Hasan Bajrami, Bujar Qerimi, Xhelal Selmanaj dhe bashkëlojtarët e tyre. Poezia u shkrua më nga një fans i zjarrtë, menjëherë pas fitores së madhe të Borcit ndaj Pelisterit të Manastirit me rezultat .

Ishte një mbrëmje e paharrueshme, ku rreth 4.000 shikues mbushën palestrën, ndërsa autori i vargjeve i hodhi në letër emocionet e tij pas orës . Në atë periudhë, Borci po zhvillonte një sezon historik në Ligën e Parë të ish-Jugosllavisë.

Pas tetë javësh kryesonte renditjen, ndërsa stinorin vjeshtor e mbylli në vendin e tretë me 17 pikë, vetëm një pikë prapa kampionit të vjeshtës, Metaloplastikës së Shabacit, dhe Medveshçakut të Zagrebit. Autori i poezisë më vonë u bë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke mbajtur detyrë në hierarkinë e lartë ushtarake të Zonës së Nerodimës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sot ai është një figurë e njohur politike, por ka zgjedhur të mbetet anonim si autor i kësaj poezie. Zemra e qytetit – Ferizaj qytet i hendbollit Në Ferizaj Atmosferë impozante Kur të shtunën Borci Luan në mbrëmje Erdhi java e 3 Interesim i madh Se Borci po luan Me Pelisterin hendboll Serin e golave për Borcin Hasan Bajrami e filloj Kurse Xhelal Selmanaj Atë e përfundoj Loja ishte shumë interesante Por vëllezërit Qerimi Dallohen këtë mbrëmje Bujari me shokë Janë sikur spartan E Besim Qerimi Luan si një kampion Si dragu Besimi Shënoi 11 gola Feston Ferizaj Po feston Kosova Ferizaj,

Burimi: Bota Sot