Pas reagimeve për kushtet në Pediatri, nisin të largohen shtretërit e

0%

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka nisur largimi i shtretërve të dëmtuar nga Klinika e Pediatrisë, me qëllim përmirësimin e kushteve për pacientët dhe stafin shëndetësor. Ky veprim vjen pas raportimit publik të një nëne, e cila kishte ndarë përvojën e saj gjatë qëndrimit me fëmijën në objektin e vjetër të Pediatrisë, duke ngritur shqetësime për kushtet në klinikë.

Reagoi për kushtet në Pediatrinë e QKUK-së, nëna thotë se u përball me presion dhe iu kërkua raport Një ditë më parë, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) kishte njoftuar për formimin e një komisioni ad-hoc, i cili do të shqyrtojë masat administrative ndaj punonjësve shëndetësorë lidhur me rastin.

Largimi i shtretërve të dëmtuar është pjesë e veprimeve të ndërmarra pas reagimeve publike për gjendjen infrastrukturore dhe kushtet e qëndrimit në Klinikën e Pediatrisë./RTVD

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi