Sytë e botës së futbollit do të jenë të kthyer këtë mbrëmje nga Dallasi, ku Franca dhe Spanja do të përplasin “brirët” në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026. Një duel mes dy superfuqive të futbollit europian, që premton spektakël, emocione dhe një betejë mes yjeve më të mëdhenj të momentit.
Nga njëra anë Kylian Mbappe, lideri i “Les Bleus”, dhe nga tjetra fenomeni Lamine Yamal, i gatshëm të udhëheqë “La Rojan” drejt një tjetër finaleje. Në lojë është bileta për në finalen e 19 korrikut, ku fituesi do të përballet me Anglinë ose Argjentinën. “Gjelat” mbërrijnë në këtë sfidë pasi eliminuan Marokun në çerekfinale, ndërsa “La Roja” kaloi Belgjikën me rezultatin 2-1.
Dy kombëtaret rikthehen përballë njëra-tjetrës dy vite pas gjysmëfinales së Euro 2024, të fituar nga Spanja, e cila më pas ngriti edhe trofeun evropian. Në qendër të vëmendjes do të jetë edhe një herë përballja mes dy yjeve të futbollit botëror, Kylian Mbappe dhe Lamine Yamal, të cilët pritet të jenë protagonistët kryesorë të ndeshjes. Spanja ka fituar dy përballjet e fundit ndaj Francës.
Më , skuadra e Luis de la Fuentes triumfoi 5-4 në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve, në një ndeshje spektakolare ku Yamal shënoi dy gola, ndërsa Mbappe realizoi një. Edhe në Euro 2024, iberikët fituan 2-1 në gjysmëfinale, përpara se të kurorëzoheshin kampionë të Evropës. Megjithatë, këtë herë Franca vjen me një formë mbresëlënëse.
Skuadra e Didier Deschamps nuk ka pësuar asnjë gol në fazën me eliminim direkt dhe ka kaluar me sukses pengesa si Norvegjia, Suedia dhe Maroku, duke konfirmuar statusin e një prej favoriteve kryesore për trofeun. Nga ana tjetër, Spanja është detyruar të luftojë deri në minutat e fundit për të eliminuar Portugalinë dhe Belgjikën, me Mikel Merinon që rezultoi vendimtar në të dyja sfidat.
Për sa i përket formacioneve, Deschamps pritet të rikthejë Tshuameni në mesfushë përkrah Rabiot në skemën 4-2-3-1, ndërsa pas Mbappe-së do të veprojnë Dembele, Olise dhe Dué. Luis de la Fuente nuk pritet të bëjë ndryshime në formacionin që siguroi kualifikimin, me Fabian Ruiz që do të ruajë vendin e titullarit, ndërsa Merino pritet ta nisë sërish nga stoli.
Takimi do të nisë në orën dhe do të gjykohet nga arbitri salvadorian Iván Barton.
