Kim Kardashian publikon momentin e veçantë me Lewis Hamilton

0%

Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton po e bëjnë gjithnjë e më publike romancën e tyre, ndërsa ylli i “The Kardashians” ka bërë së fundmi një deklaratë që ka tërhequr vëmendjen e fansave. 45-vjeçarja i ka cilësuar veten dhe pilotin e Formula 1 si “qëllime çifti”, vetëm disa muaj pasi lidhja e tyre u bë publike. Kardashian e ndau këtë koment të shtunën përmes Instagram Story-t.

Ajo publikoi një pamje të skin-eve të saj dhe Hamiltonit në videolojën e njohur Fortnite. Të dy kanë versionet e tyre virtuale në kuadër të Fortnite Icon Series, të cilat mund të përdoren nga lojtarët, shkruan DailyMail. Në imazhin e publikuar nga Kardashian, personazhet e tyre shfaqeshin krah njëri-tjetrit, të shoqëruar me mbishkrimin “#couplegoals”.

Romanca mes Kardashian dhe Hamilton nisi në fillim të vitit 2026, ndërsa lidhjen e bënë zyrtare në rrjetet sociale në qershor. Para kësaj, ata ishin parë së bashku në Paris në shkurt, duke u shfaqur të afërt me njëri-tjetrin. Që prej konfirmimit të lidhjes, dyshja ka ndarë herë pas here në rrjetet sociale momente nga jeta e tyre, përfshirë selfie dhe pamje nga pushimet.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kardashian gjithashtu e ka mbështetur Hamiltonin në aspektin profesional, duke qenë e pranishme në Çmimin e Madh të F1 në Monaco. Piloti britanik duket se është afruar edhe me familjen e Kardashian, pasi është parë në shoqërinë e motrave të saj, si dhe të katër fëmijëve të saj.

Burimi: Telegrafi