Yamal tejkalon Ronaldon dhe Messin në Kosovë, emri i yllit të ri të

0%

Futbolli duket se po lë gjurmë edhe në zgjedhjen e emrave për fëmijët në Kosovë. Të dhënat e Agjencisë së Statistikave tregojnë se emrat e yjeve të futbollit botëror janë përdorur nga prindërit kosovarë si frymëzim për fëmijët e tyre.

Në listën e emrave të regjistruar, më së shumti bie në sy emri Jamal, i cili figuron te 47 persona, duke kaluar në popullaritet emra të njohur si Ronaldo dhe Messi. Emri Ronaldo është regjistruar te 12 persona, ndërsa Messi te vetëm 2 persona.

Po ashtu, në Kosovë gjenden edhe persona me emra të inspiruar nga yje të tjerë të futbollit, si Salah me 5 raste, Kylian me 2, Beckham me 2, Henry me 2, Zidan me 2 dhe Romario me 2. Në listë janë edhe emra si Fernandes dhe Gerard, të cilët figurojnë me nga një rast.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Fenomeni tregon ndikimin e madh që kanë futbollistët e njohur te tifozët, me yjet e rinj të këtij sporti që po fitojnë gjithnjë e më shumë popullaritet edhe jashtë fushës së lojës. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com