Rrëfim tronditës në gjykatë: I riu pranon se hodhi nga ballkoni

0%

Një zhvillim i ri ka tronditur procesin gjyqësor për vdekjen e 13-vjeçares shqiptare Aurora Tila në Itali, pasi ish-i dashuri i saj ka pranuar përgjegjësinë për ngjarjen tragjike. Gjatë seancës në Gjykatën e Apelit, i riu ka ndryshuar qëndrimin e tij të mëparshëm dhe ka deklaruar se ishte ai që e kishte hedhur vajzën nga ballkoni i një pallati në Piacenza, më .

“E hodha unë nga ballkoni, më falni”, ka deklaruar ai para trupit gjykues, duke kërkuar falje edhe për vonesën në pranimin e së vërtetës. Në shkallën e parë, i riu ishte dënuar me 17 vite burg nga Gjykata për të Mitur. Pas deklaratës së re, çështja pritet të shqyrtohet nga Gjykata e Apelit, e cila do të vendosë përfundimisht më 10 shtator.

Avokati i nënës së viktimës, Emilio Malaspina, ka thënë se pranimi i fajit përbën një hap të rëndësishëm në zbardhjen e rastit, por ka kërkuar që kjo të mos ndikojë në masën e dënimit. Ngjarja e rëndë, e ndodhur në Piacenza, kishte shkaktuar reagime të mëdha në Itali dhe te komuniteti shqiptar, ndërsa procesi gjyqësor vazhdon për përcaktimin përfundimtar të përgjegjësisë penale.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com