Serbia do të nisë rundin e parë të Dialogut Strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, tha se rundi i parë e këtij dialogu do të mbahet të premten, më . Sipas Gjuriqit, vendimi për nisjen e Dialogut Strategjik mes Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara është një nga zhvillimet më të rëndësishme në marrëdhëniet mes dy vendeve në vitet e fundit.
“Në historinë e marrëdhënieve mes dy vendeve, kjo është hera e parë që Serbia dhe Shtetet e Bashkuara i ngrenë raportet e tyre në nivelin e partneritetit strategjik”- tha Gjuriq për Radio-Televizionin e Serbisë.
Gjuriq tha se vendimi i administratës së presidentit amerikan Donald Trump përbën një sinjal të fuqishëm politik jo vetëm për Serbinë dhe institucionet e saj, por edhe për opinionin publik amerikan dhe institucionet shtetërore të SHBA-së. Në ueb-faqen e Ambasadës së SHBA-së në Serbi ende nuk ka ndonjë njoftim për këtë çështje.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në janar të këtij viti tha se një nga kërkesat e paraqitura nga SHBA-ja për fillimin e Dialogut Strategjik me Serbinë lidhet me sektorin e energjisë. Serbia ka pranuar bashkëpunimin me SHBA-në për gazin e lëngshëm natyror dhe diversifikimin e furnizimit me gaz.
Vitin e kaluar, SHBA kishte pezulluar Dialogun Strategjik të planifikuar nga SHBA-ja me Kosovën. Kryeministri në detyrë Albin Kurti kishte deklaruar se nuk bëhet fjalë për pezullim të një dialogu të nisur më parë, por të një dialogu të planifikuar dhe se, sipas tij, nuk i kanë prishur marrëdhëniet me Amerikën.
“Duam të qartësojmë se bëhet fjalë për pezullimin e planifikimit për dialogun strategjik e jo të Dialogut Strategjik si proces të nisur e as të komunikimit të rregullt që ne e kemi. Nuk jemi prishur me Amerikën, por kemi disa dallime”- tha Kurti në mbledhjen e Qeverisë më .
Ambasada e SHBA-së më kishte bërë të ditur se këtë vendim e ka marrë “për shkak të shqetësimeve në lidhje me veprimet e qeverisë në detyrë që kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë, duke kufizuar aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të punuar në mënyrë produktive me Kosovën mbi prioritetet e përbashkëta.” “Marrëdhënia jonë me Kosovën bazohet në një qëllim të përbashkët: forcimin e paqes dhe stabilitetit si bazë për prosperitet të ndërsjellë ekonomik.
Fatkeqësisht, veprimet dhe deklaratat e fundit nga Kryeministri në detyrë Kurti kanë paraqitur sfida për progresin e bërë gjatë shumë viteve”- njoftoi Ambasada. Ky zhvillim solli reagime dhe diskutime mbi ndikimin e mundshëm që një vendim i tillë mund të ketë në marrëdhëniet mes Kosovës dhe partnerit të saj kryesor ndërkombëtar.
Dialogu Strategjik është një proces që Departamenti i Shtetit i SHBA-së në shumicën e rasteve zhvillon me vende të ndryshme të botës, me synim avancimin e marrëdhënieve bilaterale.
Ky proces përfshin diskutime të nivelit të lartë në mes të dy vendeve që zhvillohen ose në Uashington, ose në vendin përkatës, mbi një gamë të gjerë temash si: mbrojtja, siguria, mjedisi, energjia, bashkëpunimi ekonomik etj.
SHBA-ja përfshihet në Dialog Strategjik jo vetëm me shtete, por edhe me Organizata ose Lëvizje të vendeve që ajo nuk i konsideron aleate, si Lëvizja D emokratike Bjelloruse, e udhëhequr nga Sviatlana Tsikhanouskaya . Dialogu Strategjik me Kosovën dhe Serbinë është përmendur gjithashtu në një deklaratë për shtyp të senatores amerikane, Jeanne Shaheen, në prill të vitit 2024.
Në atë kohë, Komiteti për Punë të Jashtme i Senatit të SHBA-së miratoi një Projektligj të propozuar nga senatorja demokrate Shaheen dhe senatori republikan, Roger ëicker, që synonte rritjen e angazhimit amerikan në Ballkanin Perëndimor dhe u dërgua në Senat për shqyrtim.
Projektligji përmend gjithashtu nevojën për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar se kur të jetë bërë përparim i mjaftueshëm, Shtetet e Bashkuara duhet të shqyrtojnë nismat për forcimin e marrëdhënieve bilaterale me të dyja vendet.
“Këta hapa të propozuar përfshijnë nisjen e Dialogut Strategjik dypalësh me Kosovën dhe Serbinë dhe mbështetjen e nismave konkrete në fushën e tregtisë dhe investimeve.” – thuhet në deklaratën për shtyp të senatores Jeanne Shaheen. Në rajon vetëm Maqedonia e Veriut ka hyrë në një Dialog të tillë Strategjik me SHBA-në.
Takimi i parë u mbajt më në Uashington DC dhe u drejtua nga ish-ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani dhe ndihmëssekretarja amerikane e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Dr. Karen Donfried.
