Avancimi i Shqipërisë drejt BE-së, Hoxhaj: Thirrje reflektimi për

0%

Shpërndaje në: Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka thënë se për Kosovën dita e 14 korrikut duhet të jetë thirrje për reflektim. Sot pritet që Shqipëria e Mali i Zi të avancojnë drejt Bashkimit Evropian. Tek i ka uruar këto dy shtete për avancimin, Hoxhaj ka thënë se askush s’po merret me Kosovën. “Për Kosovën, kjo duhet të jetë një thirrje për reflektim.

Deri para 7 vitesh, vendi ynë kishte një perspektivë shumë më të besueshme evropiane dhe gëzonte një mbështetje më të madhe nga partnerët tanë. Ndërkaq, qe 3 vjet Kosova pret që statusin e vendit kandidat ta shqyrtojë dikush, por ai ka mbetur në sirtarët e Bashkimit Evropian dhe askush nuk po merret me të.

Sot, ndërsa Shqipëria dhe Mali i Zi po afrohen çdo ditë e më shumë me Bashkimin Evropian, Kosova rrezikon të mbetet e fundit në rajon në rrugën drejt anëtarësimit. Kosova meriton ta rikthejë vendin e saj në agjendën evropiane dhe të ecë përpara me besueshmëri e vizion”, ka shkruar ai në Facebook.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha