Mungoi ndërhyrja komunale, banorët e fshatit Drenoc të Prishtinës

0%

Banorët e fshatit Drenoc në Komunën e Prishtinës kanë njoftuar se një hapësirë publike, e cila më herët ishte përdorur si vend për hedhjen e mbeturinave, është rregulluar përmes kontributit vullnetar të organizatorëve dhe bashkëfshatarëve.

Përmes një reagimi, banorët kanë bërë të ditur se në këtë hapësirë është kryer rrafshimi i terrenit dhe është vendosur rrethoja mbrojtëse, ndërsa kanë kërkuar nga qytetarët që të mos hedhin më mbeturina në atë zonë. “Siç jeni të informuar dhe e keni parë, hapësira ku më parë kishte mbeturina është rrafshuar dhe është vendosur rrethoja mbrojtëse.

Ju lusim që të mos hidhni mbeturina në atë pjesë”, thuhet në reagimin e tyre. Sipas banorëve, kjo hapësirë është pronë publike dhe pjesë e Komunës së Prishtinës, ndërsa ndërhyrja është realizuar pas mungesës së veprimeve institucionale për rregullimin e saj.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Ne, si organizatorë, kemi pritur me muaj të tërë që Komuna të ndërhyjë dhe ta rregullojë këtë hapësirë, por fatkeqësisht një gjë e tillë nuk ndodhi. Për këtë arsye, punimet u realizuan me kontribut dhe organizim vullnetar”, kanë deklaruar banorët. Sipas njoftimit, për rregullimin e kësaj hapësire janë shpenzuar gjithsej 1,580 euro.

Shpenzimet përfshijnë 690 euro për rrafshimin e terrenit me bager për tri ditë pune, 660 euro për vendosjen e rrethojës, përfshirë shtyllat, telin dhe punën e dorës, 200 euro për kositjen dhe rregullimin e varrezave, si dhe 30 euro për tharjen e barit që do të përdoret për trajtimin e hapësirave përgjatë trotuarit.

Banorët kanë falënderuar të gjithë kontribuuesit dhe kanë bërë thirrje për kujdes të përbashkët në mirëmbajtjen e hapësirave publike. “Bashkëpunimi dhe kujdesi i secilit prej nesh janë të domosdoshëm për ta mbajtur fshatin të pastër dhe të rregullt”, thuhet në reagim..

Burimi: Telegrafi