Jetë mes gurit e hirit të vetëvetes…

0%

Duke ecur rrugëve të dredhuara bjeshkore Me vetminë time çmallem pandalur Shprushja hirin në të çame guri Atje lart, në Qafën e Shkrelit Mu bë se dëgjova këngë majëkrahu Diku lugjeve apo shpateve Tela sharkie me duhmë zjarri Lahutë me shkrum historie E nga vinte jehona akoma nuk e dija Ai prush dimri i djegur moteve Mbuluar me shpuzën e vetëheshtur…

Nga vijnë këto këngë me kaq mall Atje larg, në Drelaj, Çun Lajçi këngës ia thotë Herë lahuta e herë sharkia jehojnë në këto anë Zemra e tij si zjarr shpërthen Pastaj zhduket si feniksi Kërkon nëpër gërmadha gurët e kullës Gjen kaptyellin e djepit e shkrihet në këngë Mendon fytyrën e nënës e ninullat e saj Heq shallin e bardhë nga koka Nuk dij a fshin djersë apo lot malli në këngë Do rrudha të thella si lavra toke ballit i flasin Histori shkruan e gjurmë të thella mbesin Nga një burrë me shall e tirq të bardhë Bredh rrugëve, në Prishtinë e në Rugovë Me varg librash shtruar trotuareve Këngës së zemrës ia thotë pa përtesë Nuk dorëzohet i gjallë Çun Lajçi kohës…

Si përmendore skalitur bjeshkëve të Rugovës Dhimbje e lot i shkrin në këngë Çakorri derdh lot, dridhet e trishtohet Këngë e papërfunduar në ritmin e kohës… Bogë,09.korrik,2026

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot