Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës të cila do të hyjnë në fuqi të martën, më , nga ora . Sipas njoftimit, çmimi maksimal i naftës është kufizuar në 1.52 euro për litër, për benzinën 1.39 euro për litër, ndërsa për gazin 0.61 euro për litër.
Qytetarët që kanë ankesa mund t’i adresojnë në [email protected] ose në numrin e telefonit 0800 11000. Krahasuar me çmimet e një dite më parë, më , nafta është shtrenjtuar për dy centë, pasi çmimi maksimal i saj ka kaluar nga 1.50 euro në 1.52 euro për litër.
Ndërkohë, benzina ka mbetur me të njëjtin çmim, 1.39 euro për litër, ndërsa gazi është liruar për 1 cent, nga 0.62 euro në 0.61 euro për litër.
