Bajram Gecaj mbështet Degën e LDK-së në Rahovec: Vendim i qëlluar!

0%

Në media u raportua se dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Rahovec ka kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve në të gjitha nivelet e partisë pas rezultatit të zgjedhjeve të fundit, ndërsa ka konfirmuar se ka dhënë nënshkrimet për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm të LDK-së për shkarkimin e kryetarit Lumir Abdixhiku.

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, për “Bota sot”, ka përshëndetur vendimin e marrë nga Dega e LDK-së në Rahovec, duke e cilësuar atë si një hap të drejtë. “Vendim i qëlluar i Degës së Rahovecit!” , tha shkurt ai, duke shprehur mbështetjen e tij për vendimin e marrë nga dega lokale.

Deklarata e Gecajt vjen në një kohë kur zhvillimet brenda LDK-së po ndiqen me vëmendje, ndërsa ai është rreshtuar publikisht në mbështetje të vendimit të Degës së Rahovecit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Vlen, të përmendet se Dega e LDK-së në Pejë, ajo në Lipjan si dhe Dega II e LDK-së në Prishtinë kanë dalë me kërkesa për dorëheqjen e Abdixhikut, duke e lidhur këtë kërkesë me rezultatin zgjedhor dhe përgjegjësinë politike brenda partisë.

Burimi: Bota Sot