Një person është raportuar i zhdukur që nga dita e hënë në Prizren. Siç njofton policia, rastin në polici e ka paraqitur babai i viktimës, i cili raportohet se ka thënë se djalin e ka me probleme psiqike. Sipas raportit zyrtar, viktima është larguar nga shtëpia më 5 korrik, dhe deri më tani nuk dihet gjë për fatin e tij. “Rr. Besim Shala, Prizren .
Ankuesi mashkull kosovar, me datë ka njoftuar se djali i tij me probleme psikike, ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti duke u hetuar” , thuhet në njoftimin e policisë.
