Ekskluzive | Vodhën brisqe rroje dhe çamçakëz në “Viva Fresh”,

0%

Dy persona kanë përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës, pasi dyshohen se vodhën produkte nga një market i rrjetit “Viva Fresh Store” në Podujevë, raporton Sinjali. Sinjali mëson ekskluzivisht se të arrestuarit janë Mentor Konjuha (40 vjeç) dhe Fatos Xharra (53 vjeç).

Sipas burimeve të Sinjalit, vjedhja kishte ndodhur më 2 korrik, rreth orës , në marketin “Viva Fresh Store” në fshatin Lluzhan, ku ishin marrë pako me tehe rroje (briskë) dhe çamçakëz Orbit. Rasti ishte raportuar në Polici më 7 korrik, ndërsa pas analizimit të provave dhe zhvillimit të veprimeve hetimore, njësia e hetimeve arriti t’i identifikojë autorët e dyshuar.

Më 13 korrik, rreth orës , dy të dyshuarit u arrestuan dhe u intervistuan në prani të avokatëve mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare. Me urdhër të Prokurorit kujdestar të Departamentit të Përgjithshëm, Mentor Konjuha dhe Fatos Xharra janë ndaluar për 48 orë, ndërsa rasti po trajtohet si “Vjedhje”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com