Rini patriotike shqiptare, rezistenca dhe protestat që po mbani në Tiranë meritojnë mbështetjen, respektin dhe mirënjohjen më të madhe publike e kombëtare.
Protestues të nderuar, ju mbështes fort, sepse me protestat tuaja patriotike po lartësoni dhe po na bëni krenarë për kauzat e larta që po mbroni: patriotizmin, dinjitetin, drejtësinë, të vërtetën dhe personalitetin njerëzor, kundër korrupsionit, tradhtisë, injorancës dhe antivlerave, të cilat kanë cenuar moralin, ndershmërinë, politikën, shtetin, shoqërinë dhe drejtësinë.
Ju meritoni respektin dhe mirënjohjen më të lartë për guximin, durimin dhe kulturën shembullore që po tregoni në këto protesta, si shembulli më i mirë i qytetarisë, demokracisë dhe patriotizmit. I ftoj intelektualët e mirëfilltë, mediat dhe gazetarët patriotë që t’ju mbështesin.
Ju lutem, vazhdoni të protestoni deri në realizimin e misionit tuaj fisnik, sepse populli dhe kombi do t’ju jenë mirënjohës përjetësisht, pasi ju po protestoni për çlirimin e sistemit, shoqërisë dhe demokracisë nga prangat e korrupsionit dhe të tradhtisë. Ju po shkruani historinë dhe po bëni epokë. Ju përshëndes. Nga Skënder Kapiti Historian, moralist, jurist, shkrimtar dhe publicist.
