Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës ka bërë të ditur se gjysma e parë e vitit 2026 ka shënuar rekord në investime. Fondi në një postim në Facebook ka bërë të ditur se kthimi bruto nga investimet për periudhën 1 janar deri më ka arritur në rreth 312 milionë euro dhe ky sipas FKPK-së është edhe rekord i kthimit nga investimet në një gjysmë viti për FKPK-në.
“Duke e llogaritur këtë vlerë gjashtëmujore bashkë me kthimet bruto të viteve 2023, 2024 dhe 2025 (prej 644 milionë euro) rezulton se për periudhën e deri më FKPK-ja i ka akumuluar rreth 956 milionë euro kthim bruto nga investimet”, bëhet e ditur nga Fondi. Ndërkaq, lidhur me këtë ka shkruar edhe kryeministri Albin Kurti në një postim në Facebook.
Ai thekson se këto shifra janë lajm i mirë për qindra mijëra kontribuues, kursimet e të cilëve ruhen dhe investohen për sigurinë e tyre financiare pas pensionimit.
Kurti: Trusti shënon rekord me 312 milionë euro kthim bruto nga investimet në gjashtëmujorin e parë të 2026-s Kurti tutje thekson se rezultatet e tilla dëshmojnë rëndësinë e qeverisjes së mirë, profesionalizmit, integritetit dhe përgjegjësisë institucionale.
“Institucionet publike përparojnë kur përgjegjësitë u besohen profesionistëve dhe interesi i qytetarëve vendoset mbi çdo interes tjetër. E përgëzoj Bordin, menaxhmentin dhe të gjithë punonjësit e Trustit për punën dhe përkushtimin e tyre. Vlera e gjithëmbarshme e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës tash është 4 miliardë e 245 milionë euro”, shkruan tutje Kurti.
