Zyrtare: Arjol Bllaca transferohet te Gjilani

0%

SC Gjilani ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Arjol Bllaca, i cili nga sot është futbollist i skuadrës kuqe e bardhë. Klubi gjilanas ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me FC Prishtinën për transferimin e kartonit të lojtarit, ndërsa Bllaca ka firmosur një kontratë afatgjatë, e vlefshme deri në verën e vitit 2029.

Sipas komunikatës së klubit, 22-vjeçari i bashkohet projektit të Gjilanit si një futbollist me potencial të madh, nga i cili pritet të japë kontribut të rëndësishëm në realizimin e objektivave të skuadrës në sezonet e ardhshme. “Sport Club Gjilani njofton se ka arritur marrëveshje për transferimin e futbollistit Arjol Bllaca, i cili nga sot është pjesë e klubit tonë.

Pas dakordësisë së arritur me FC Prishtinën për transferimin e kartonit të futbollistit, Arjol Bllaca ka nënshkruar kontratë me Sport Club Gjilani, e vlefshme deri në verën e vitit 2029″, thuhet në njoftimin e klubit. Gjilani ka falënderuar edhe Prishtinën për bashkëpunimin korrekt gjatë realizimit të transferimit, ndërsa i ka uruar Bllacës suksese me fanellën kuqe e bardhë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Transferimi i Bllacës është një tjetër lëvizje e rëndësishme e Gjilanit në këtë afat kalimtar, teksa klubi vazhdon ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri.

Burimi: Telegrafi