Dinamo e Zagrebit dhe Vikingu barazuan me rezultat 2:2 në Maksimir në ndeshjen e parë të play-off-it të Ligës së Kampionëve. Kampioni kroat e nisi në mënyrë fantastike një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit dhe, me golat e Dion Drena Beljos dhe Mateo Lisicës, kaloi në epërsi 2:0 pas vetëm 10 minutash. Megjithatë, kampioni norvegjez arriti të rikthehej dhe të barazonte.
Golat për mysafirët i shënuan Peter Christiansen dhe Zlatko Tripiq. Ndeshjen e komentoi trajneri i Dinamos, Mario Kovaçeviq. “Shpresonim për një fitore me të paktën një gol diferencë. E nisëm shkëlqyeshëm ndeshjen, në një atmosferë të jashtëzakonshme, të cilën e shfrytëzuam menjëherë. U emocionova shumë kur hyra në fushë. Mendoj se pas rezultatit 2:0 ne ishim më afër golit të tretë.
Goditëm edhe shtyllën; Stojkoviq zakonisht e realizon atë rast nga 18 metra, por këtë herë topi shkoi jashtë… Dhe e patë: patëm dy reagime të këqija, ku nuk e larguam mirë topin, ose më saktë ua dhuruam topin atyre. Ata e shfrytëzuan këtë dhe e barazuan rezultatin”, tha trajneri i Dinamos. “Çfarë të themi për pjesën e dytë?
Dominuam, donim të arrinim fitoren, patëm mjaft raste për të shënuar, ndërsa atyre nuk u lejuam asgjë. Në këtë aspekt jam i kënaqur. Mendoj se të paktën e merituam fitoren ”, tha ai në fillim. Si ta shpjegoni rënien e përqendrimit dhe dy golat e dhuruar? “Po, dy dhurata. Mund t’i kishim pastruar më mirë të dyja situatat. Ndodh. Evropa të dënon për këto gabime.
Në kampionatin kroat mund të kalojë. Në Evropë ka lojtarë më cilësorë, të cilët nga situata të tilla shënojnë gola. Më vjen keq, por duhet të vazhdojmë me kokën lart. Kemi edhe një ndeshje. Treguam se mund të luajmë me ta. Treguam se ishim më të mirë. Do të luftojmë dhe besoj se mund të fitojmë edhe të kualifikohemi më tej”, tha trajneri i Dinamos.
