I dha timonin 12-vjeçarit dhe e filmoi, shoferi në Malishevë dënohet

0%

Një shofer në Malishevë është ndëshkuar nga Policia pasi i kishte lejuar një fëmije 12-vjeçar të drejtonte automjetin dhe kishte incizuar momentin. Rasti u zbulua pas një videoje të dërguar nga qytetarët, ku shihej një person madhor duke ia lënë drejtimin e veturës të miturit në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë, ndërsa vetë e regjistronte ngjarjen.

Pas hetimeve të zhvilluara nga Stacioni Policor në Malishevë, personi përgjegjës është identifikuar dhe ndaj tij janë ndërmarrë masa ligjore në bazë të Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor. Policia ka bërë të ditur se shoferi është dënuar me 400 euro gjobë, i janë shqiptuar pesë pikë negative, si dhe i është vendosur masë mbrojtëse me ndalim të drejtimit të automjeteve për gjashtë muaj.

Autoritetet kanë apeluar te prindërit dhe të gjithë drejtuesit e automjeteve që të mos lejojnë personat e mitur dhe të paautorizuar të drejtojnë automjete, duke theksuar se veprime të tilla përbëjnë rrezik serioz për sigurinë në trafik. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com