Trump paralajmëron tarifë 20% për kalimet në Hormuz, tregjet reagojnë

0%

Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë të ditur se administrata e tij po shqyrton mundësinë e vendosjes së një tarife prej 20 për qind për mallrat që transportohen përmes Ngushticës së Hormuzit.

Trump ka argumentuar se Shtetet e Bashkuara duhet të kompensohen për rolin e tyre në garantimin e sigurisë së kësaj rruge detare strategjike, përmes së cilës kalon një pjesë e madhe e furnizimeve globale me naftë.

Në një deklaratë për mediat amerikane, presidenti amerikan tha se SHBA ka mbrojtur për vite me radhë këtë korridor pa përfitim financiar dhe se tashmë duhet të ketë një kthim ekonomik për këtë angazhim. Deklaratat e Trump vijnë në një periudhë tensionesh të larta mes Uashingtonit dhe Teheranit, pas përplasjeve të fundit që kanë ndikuar në stabilitetin e rajonit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ngushtica e Hormuzit konsiderohet një nga pikat më të rëndësishme të transportit energjetik në botë, pasi përmes saj kalon rreth një e pesta e tregtisë globale të naftës.

Pas deklaratave të presidentit amerikan, tregjet ndërkombëtare reaguan me lëvizje të menjëhershme, ku çmimet e naftës u rritën dhe investitorët shfaqën shqetësim për ndikimin e mundshëm të masave të reja mbi tregtinë globale. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com