​Shkarkimi i Abdixhikut, sekretari i LDK-së: Deri tani nuk është

0%

Sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ilir Ferati, ka deklaruar se deri në këtë moment nuk ka pasur asnjë dorëzim të nënshkrimeve në selinë e partisë për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm. Ferati ka thënë se raportimet për një iniciativë të tillë nuk janë të bazuara në ndonjë informacion zyrtar, duke i cilësuar ato si supozime.

“Nuk pashë se pati ndonjë burim të informatës në raportimin e atyre portaleve. Kjo është në nivel të supozimit. Unë te selia jam dhe nuk ka diçka, as dorëzim dhe as informacion zyrtar”, ka deklaruar Ferati. Deklarata e tij vjen pas raportimeve se të martën, më 14 korrik, do të dorëzohen nënshkrimet për thirrjen e Kuvendit të LDK-së për votëbesim ndaj kryetarit Lumir Abdixhiku.

KosovaPress javën e kaluar ka raportuar ekskluzivisht se kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, po e udhëheq këtë proces, duke vizituar degët e LDK-së në nivel vendi për të kërkuar nënshkrimet e delegatëve për votëbesimin ndaj Abdixhikut. Kërkesa për shkarkimin e Abdixhikut po vjen pas pakënaqësive brenda kësaj partie për rezultatin e LDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Fillimisht u kërkua dorëheqja e Abdixhikut, por i njëjti e kishte konsideruar si të papranueshme dorëheqjen. LDK-ja në këto zgjedhje ka pasur vetëm 16.69 për qind, apo 18 deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Sipas statutit të LDK-së, nënshkrimet e një të tretës së anëtarëve të kuvendit nuk e shkarkojnë automatikisht kryetarin, por vetëm hapin rrugën për ngritjen formale të çështjes së votëbesimit. Në përbërjen statutare të Kuvendit të LDK-së janë 355 delegatë të zgjedhur nga kuvendet e degëve, duke përfshirë edhe kryetarin aktual, Lumir Abdixhiku.

Në janar të këtij viti, Abdixhiku i ka mbijetuar votëbesimit të kuvendit të LDK-së, pas rezultatit të dobët në zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit të kaluar.

Burimi: Telegrafi