Shpërndaje në: Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një 19-vjeçar në Gjilan pas dyshimit se ka tentuar të grabisë në një argjendari. Gjatë arrestimit, atij i është sekuestruar edhe një armë. Pas intervestimit, ai është ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë. “Personi i arrestuar dyshohet për përfshirje në rastin grabitje në tentativë në një lokal argjendarie në Gjilan.
Gjatë arrestimit nga i dyshuari është sekuestruar një armë (revole) si dhe motoçikleta që dyshohet se është përdorur në rast”, thuhet në njoftimin e policisë.
