Raphinha nuk preket, thotë Laporta

0%

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka folur për të ardhmen e Raphinhës, duke bërë të qartë se klubi katalunas nuk mendon ta largojë sulmuesin brazilian gjatë kësaj vere. E ardhmja e Raphinhës ishte vënë në pikëpyetje pas raportimeve për interesim nga klubet e Ligës Saudite, veçanërisht nga Al-Hilal, që thuhet se po përgatit një ofertë të madhe për 29-vjeçarin.

Këto spekulime janë shtuar pas përforcimeve të Barcelonës në repartin ofensiv, me klubin që ka siguruar transferimin e Karim Adeyemit nga Borussia Dortmundi, ndërsa më herët kishte konfirmuar edhe afrimin e Anthony Gordon nga Neëcastle United.

Megjithatë, Laporta ka insistuar se ardhja e lojtarëve të rinj nuk nënkupton largimin e Raphinhës, të cilin e konsideron një futbollist shumë të rëndësishëm për skuadrën e Hansi Flickut. “Raphinha do të qëndrojë. Nuk kemi asnjë interes që ai të largohet nga Barcelona. Ai është një lojtar kyç për ne.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Me Gordonin dhe Adeyemin po e forcojmë sulmin, por kjo nuk do të thotë se do ta lejojmë Raphinhën të largohet, pasi ai është shumë i rëndësishëm për klubin”, ka thënë Laporta. Raphinha zhvilloi sezonin më të mirë në karrierën e tij te Barcelona në edicionin 2024/25, kur realizoi 34 gola dhe dhuroi 26 asistime në 57 paraqitje në të gjitha garat.

Barcelona po punon për ndërtimin e një skuadre të aftë për të mbrojtur titullin, ndërsa braziliani mbetet pjesë e planeve të klubit për sezonin e ardhshëm.

Burimi: Bota Sot