Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se gjatë kontrolleve të zhvilluara në fshatin Trudë janë evidentuar lidhje ilegale në rrjetin e furnizimit me ujë. Si dhe raste të konsumatorëve me borxhe të papaguara. Sipas njoftimit në Facebook, për të gjitha rastet e konstatuara janë ndërmarrë masa, përfshirë shkyçjen nga rrjeti i furnizimit me ujë.
KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se lëndët do t’i përcillen Prokurorisë për procedim të mëtejmë.
Burimi:
Bota Sot
