Kombëtarja e Kosovës i dhuroi Majlindës një dhuratë simbolike

0%

Kampionia Majlinda Kelmendi dhe Kryemjeshtri Driton Kuka vizituan sot vajzat e kombëtaren A të Kosovës në basketboll gjatë stërvitjes së tyre në Palestrën e Sportit “Karagaç” në Pejë.

“Vajzat kanë përpara Kampionatin Evropian për Shtetet e Vogla, që do të mbahet nga 23 deri më 28 qershor në Pejë, Majlinda Kelmendi dhe Driton Kuka ndanë me basketbollistet përvoja nga rrugëtimi i tyre drejt sukseseve më të mëdha sportive, duke folur për përkushtimin, disiplinën dhe mentalitetin fitues që nevojitet për të arritur rezultate në arenën ndërkombëtare.

Përmes historive personale dhe mesazheve motivuese, ata inkurajuan sportistet e reja që të besojnë në veten e tyre dhe të japin maksimumin në garat që i presin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për vizitën, kombëtarja e Kosovës në basketboll i dhuroi Majlindës një dhuratë simbolike. 🫶🏻I urojmë vajzave shumë suksese në kampionatin që i pret dhe falënderojmë Federatën e Basketbollit të Kosovës për mikpritjen”, thuhet nga FBK.

Burimi: Bota Sot